Lajmi që Prive kishte raportuar për shtatzëninë e Aurela Hoxhës, e konfirmoi vetë modelja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
Ajo publikoi disa fotografi që ishin bërë pas lindjes. Ndërkaq, modelja gjithashtu një ditë më parë publikoi edhe një fotografi me barkun e rrumbullakosur.
Në postimet e saj ajo nuk ka ndarë asnjë detaj sa i përket shtatzënisë, lindjes, apo emrit të foshnjës.
Ishte postimi i mikut të saj të mirë, Endrit Mertirit që na zbuloi emrin e foshnjës.
Ai ka postuar një foto me modelen Dorina Gegici dhe përkrah saj ka shkruar: “Daja dhe tezja më cool e Alaron”.
Gjithë çka dihet për jetën e saj personale është se modelja jeton që gjashtë vite me partnerin e saj në Spanjë.