Albumi i tretë nga Dua Lipa mund të vijë më shpejt se që pritet

By

Dua Lipa ka zbuluar se ajo mund të fillojë punën për albumin e saj të tretë më herët sesa ishte parashikuar.

Këngëtarja sapo publikoi albumin e saj të dytë Future Nostalgia, por i treti mund të jetë rrugës më shpejt sesa menduam.

Ajo u  bashkua me Will Manning në Big Top 40 të kësaj të Dielë dhe tha se mund të fillojë të punojë në albumin e saj të tretë për shkak të pandemisë koronavirus që prek planet e saj për pjesën tjetër të vitit.

“Për momentin nuk po mendoj vërtet për albumin e tretë,” i tha Dua Will-it, “Unë kisha për qëllim të shkoj në turne në fund të prillit i cili u shty, kështu që me siguri do të filloj të mendoj për albumin tim të tretë tani. ”

“Vetëm sepse me siguri do të kem pak kohë më shumë për të shkuar në studio tani,” rrëfeu Dua.

 

Artikuj të ngjashëm