Kim Kardashian dhe burri i saj Kanye West, kanë zbuluar emrin e djalit të tyre të porsalindur.
38 vjeçarja hyri në Twitter për të treguar se djali quhet Psalm West.
Emri biblik do të thotë “këngë e shenjtë ose himn i shenjtë”.
Kim publikoi një bisedë mesazhi me Kanye, ku shihet një fotografi e foshnjës së bashku me një mesazh të ëmbël.
“Dita e bukur e nënës me ardhjen e fëmijës tonë të katër. Ne jemi të bekuar përtej masës. Kemi gjithçka që na nevojitet”, shkruante Kanye.