Fjolla Morina ka pranuar se pistoleta që iu gjet në çantë është e saj, raporton dosja.al.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam haruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo.
Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina u arrestua mesditën e djeshme në pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. Këngëtarja u kap në vijën e dytë të kontrollit në Morinë, teksa po udhëtonte me një makinë “Audi Q7”. Policia sekuestroi edhe një pistoletë lodër si dhe ka arrestuar edhe dy personat e tjerë , të cilët po udhëtonin me të, përkatësisht F.M., 29 vjeç dhe F.S., 29 vjeç. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë.