Zbulohet data e lansimit të këngës së re nga Flaka Krelani ! (VIDEO)

By

Këngëtarja shumë e talentuar Flaka Krelani ka kohë që po punon me projektin e ri të titulluar “Fire”.

Burime të sigurta për Prive deklaruan se më në fund gjithçka është gati dhe më 1 tetor do të bëhet publikimi i këtij produkti.

Ajo do të vijë me shumë stil dhe në një mënyrë që tregon shumë për vokalin e saj.

Kënga është pjesë e albumit “Xperimental” që artistja e ka publikuar rreth 3 muaj më parë ndërsa arsyeja që ka zgjedhur këtë këngë që ta sjellë me klip ajo ka thënë se ky projekt e përfaqëson më së miri atë në karakter e këtë e vërejmë edhe prej titullit të veçantë “Fire” (Flakë,Zjarr).

Muzika është krijuar nga producenti ‘XhimiOnDëbeat’ e teksti nga Alvin Karaqi ndërsa për klipin është përkujdesur Blerdi Manushi. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm