Zbulohet data e dasmës së aktores shqiptare

By

Moderatorja dhe aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj së shpejti do të kurorëzojë dashurinë me Mark Frrokun.

Është përfolur për shumë gjatë ceremonia e martesës dhe tani janë kuptuar të gjitha detajet.

Rudina ka ripostuar në “InstaStory” ftesën e martesës së saj, ku kemi mësuar se dasma me Mark Frrokun do të zhvillohet në datën 1 tetor të këtij viti.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00.  Lutem konfirmimin tuaj sa më herët”, shkruhet në ftesën e dasmës. /prive.al

Artikuj të ngjashëm