AKTORJA SHQIPTARE PREZANTON VAJZËN DHE TË DASHURIN! (FOTO)

By

Antoinette Kalaj është një ndër aktoret shqiptare që ka punuar në prodhime të rënddësishme të kinematografië në botë.

Ajo ka qenë pjesë e serialit shumë të shikuar ‘Gossip Girl’ në rolin e Annemarie ndërsa ka luajtur edhe në filma si: Don Jon, Ninja Apocalypse, Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides e Mining for Ruby.

Aktualisht është duke xhiruar filmin ‘Chronically Metropolitan’ që do të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm e në 2015 do e shohim në filmat ‘La Migra’ e ‘Fearless’.

Po përtej karrierës, bukuroshja shqiptare para disa orëve ka publikuar një fotografi të vajzës së saj. E gjithë kjo u bë për t’ia uruar ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen engjëlli im. Ajo sot ka mbushur 8 vjet. Koha po ecën shumë shpejt! Gianna të don mami.”është shkrimi që Kalaj ka bërë në instagram.

Përpos këtyre fjalëve, në fotografi shkruhet: Vajza, gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë’.

Përpos Giannës, Antoinette në llogarinë e saj në instagram ka publikuar edhe fotografi të të dashurit të saj aktual, Miguel Iglesias./Prive.al

antoinette 2
Antoinette Kalaj dhe i dashuri i saj, Miguel Iglesias
antoinette 3
Antoinette Kalaj
antoinette
Vajza e Antoinette Kalaj, Gianna

Artikuj të ngjashëm