Zbulohet: A ka vendosur të mbajë Marina mbiemrin e Getit?!

By

Një pjesë mjaft interesante në ceremonitë e kurorëzimit është edhe ajo e mbiemrit.

Ndonëse kurorëzohen, shumë çifte preferojnë të mbajnë mbiemrat e tyre.

Sidomos, kjo në rastin kur ata janë fytyra publike dhe kanë ndërtuar një identitet me emrin dhe mbiemrin fillestar për shumë vite.

Por si është zgjedhur kjo punë tek çifti Getoar Selimi dhe Marina Vjollca?! A do e ndryshojë mbiemrin prezantuesja e Klan?!

Këtë e ka precizuar qartë kryebashkiaku Erion Veliaj i cili edhe ka kurorëzuar çiftin.

Bazuar në alternativat që precizon ligji mbi familjen, z. Veliaj ka cekur se Marina ka vendosur të mbajë mbiemrin e bashkëshortit duke hequr dorë nga ai i origjinës, Vjollca.

Tani e tutje do duhet të mësohemi me termin Marina Selimi. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm