SURPRIZË nga ‘Sansa Stark’ apo Sophie Turner, ylli i Game of Thrones martohet në fshehtësi

By

Aktorja e njohur e serialit ikonik Game of Thrones, Sophie Turner e njohur si Sansa Stark, është martuar dhe kjo është një surprizë e këndshme për fansat e saj.

Ajo dhe partneri i saj Joe Jonas, janë martuar pak orë pasi ka përfunduar mbrëmja e Çmimeve të Billboard në Las Vegas, në një kishëz të vogël të mërkurën mbrëma.

Sophie Turner And Joe Jonas Just Got Married In An Elvis Wedding In Las Vegas

Është DJ Diplo ai i cili ka publikuar një video nga dasma e fshehtë në profilin e tij në Instagram, ku aktorja Turner shihet duke ecur drejt altarit.

Shoqëruesit e dhëndrit ishin vëllezërit e tij, këngëtarët Nick dhe Kevin ndërsa revista E! News, ka bërë me dije se çifti ishin pajisur me leje martese po të mërkurën paradite.  

Dyshja e kishin bërë të ditur fejesën në tetor të vitit 2017-të, ndërsa thuhet se lidhja e tyre romantike ka nisur në vitin 2016-të.

Artikuj të ngjashëm