Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha ka evoluar shumë në pamje dhe stil me theks të veçantë në dy vitet e fundit.
Por ndryshe prej shumë fytyrave publike që i shmangen të kaluarës duke tentuar të zhdukin çdo gjurmë, Lori po dëshmon se nuk ka komplekse në këtë pjesë.
Pasi ka pranuar operacionet plastike në fytyrë, bukuroshja i është rikthyer fotove që ka pasur dikur në Instagram e të cilat i ka fshirë për t’i lënë rradhën një Lori të re me veshje e stil komplet të ndryshëm.
Ka qenë llogaria e saj në Pinterest ajo që i ka ruajtur fotografitë të cilat në fakt sot i ka shpërndarë vetë Hoxha në llogarinë e saj në Instagram përmes InstaStory.
Ndonënse ndryshimi është i dukshëm, qëndrimi i Lorit në këtë pjesë është ajo që definitivisht meriton për t’u komplimentuar. /Prive.al/