U dëbua nga grupi i famshëm sepse nuk pranoi të vaksinohet

By

Pete Parada, bateristi i grupit të famshëm “Offspring” që nga viti 2007 thotë se është dëbuar nga bendi sepse ai refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19.

Në një postim në mediat sociale, ai deklaroi se më parë kishte pasur Covid, dhe nuk do ta marrë vaksinën për shkak të këshillave të mjekut të tij.

Është e paqartë nëse ai është jashtë grupit përgjithmonë, apo në pushim. Ai gjithashtu shton se po fillon një projekt të ri. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm