Zanfina ‘merr’ më në fund atë që po kërkonte tash e një kohë

By

Këngëtarja Zanfina Ismaili ka kohë që rrjetet sociale po i përdorë në intenzitet më të madh se ç’ishim mësuar ta shihnim atë.

E me vet faktin e këtij aktivizimi në të jo çdo herë do të publikohen gjëra lidhur me projekte të reja muzikore apo udhëtime e koncerte.

Mbrëmja e kërkuar e gjeti atë në një sallon bukurie teksa kishte shkuar për një qëllim që kishte synuar kohë më parë.

Zani kishte synuar që ti lyej thonjët me ngjyrë rozë por vetëm së fundmi arriti ta marrë rezultatin e dëshiruar prej kohësh në njërën prej studiove në kryeqytet.

Duket se ky fakt e lumturoi tepër atë sa që nuk ngurroi që rezultatin e marrë ta ndajë me publikun në profilin e saj në Instagram njëherit duke falënderuar edhe studion në fjalë. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm