Zanfina Ismajli me dedikim special për nënën e saj (FOTO)

By

U bënë disa muaj që nga vdekja e zonjës Mona Ismaili nënës së këngëtareve të famshme Adelina e Zanfina Ismaili.

Vajzat e saj e sidomos Zanfina ishin mjaftë të lidhura me nënën e tyre e me ikjen e saj nga kjo botë gjithçka ishte më e vështirë për to.

Për një kohë të gjatë u përfolë shumë në media mbi atë se vajza e vogël Zanfina do të linte muzikën e se nuk do të vazhdonte më por këto gjëra u hodhën posht në momentin kur këngëtarja erdhi me projektin “M” të cilin i’a dedikoi pikërisht personit më të dashur të saj nënës.

Por pavarësisht kësaj këngëtarja shpesh gjenë diçka për ta rikujtuar atë e njejt ndodhi edhe mbrëmjen e kaluar ku në profilin e saj në Instagram publikoi një fotografi në të cilën shkruhej “Në këtë kohë vitin e kaluar, gjithçka ishte më ndryshe”.

Boshllëku që ka lënë zonja Mona tek vajzat po vazhdon të ndihet me të madhe edhe pse ka kaluar disa muaj që nga vdekja e saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm