Këngëtarja Zanfina Ismaili, përkundër zhvillimeve jo të lehta në jetën private sivjet u rikthye ashtu siç e donin të gjithë – me projekte përkrah fansave.
Ajo solli këngën e suksesshme ‘M’ dhe u paraqit në shumë intervista televizive megjithatë për këtë vit në të cilin humbi nënën, Zanfina ka një vijë të kuqe.
Fjala është për programet festive të cilat këngëtarja ka vendosur t’i bojkotojë këtë vit në tërësi.
Lajmin e ka bërë të ditur vëtë Zani përmes rrjetit social Instagram.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Zanfina bashkë me mysafirët e tjerë kishtë marrë shumë komplimente për paraqitjen në formatin origjinal, të realizuar për të parën herë, Prive Reality i cili kishte thyer cdo rekord të shikueshmërisë në televizion dhe Youtube. /Prive.al/