Pas tre filmave të shkurtër, skenaristja dhe regjisorja Antoneta Kastrati, është vetëm pak muaj larg fillimit për xhirimet e filmit të saj të parë.
Projetki i ri i Kastratiti, do quhet “Zana”, një film i zhanrit dramë/mister, i inspiruar në përjetimet e saja reale gjatë luftës në Kosovë dhe studimit të saj të botës së shëruesve magjikë në Kosovë.
Kstsrati dhe ekipi i saj, deri më tani kanë gjetur 70% të fondeve, por për ta finalizuar buxhetin dhe për ta kapitalizuar atë, i duhet edhe 30%-shi.
Regjisorja mund të fillojë xhirimet e filmit që në këtë pranverë nëse arrin që t’i mbledhë paratë e nevojshme.
Pjesa më e madhe e filmit është financuar përmes një granti nga Qendra Kinematografike Kosovare, e po ashtu edhe nga Komuna e Pejës dhe Panavision.
Tek filmi Zana, fokusin kryesor e ka një grua kosovare e cila dërgohet tek mjekët për ta kuruar sterlilitetin, mirëpo kur ajo mbetet shtatzënë, periudha e luftës shfaqet përmes traumës te ajo dhe kjo e torturon.
Aktorë kryesorë në filmin Zana, janë Adriana Matoshi dhe Astrit Kabashi, që të dy emra t shquar në fushën e filmit e teatrit në Kosovë.
Filmin mund ta ndihmoni përmes kësaj faqeje: