Zaimina nuk ndalet: Ky është plani i rradhës

By

Vetëm pak muaj më parë, këngëtarja Zaimina Vasjari i dha jetë sipërmarrjes së saj të parë, dyqanit të veshjeve nën emrin ‘Zaimina Vasjari Store’.

Por duket se suksesi i këtij lloj biznesi e ka shtyrë bukuroshen që të mos ndalet me kaq.

Në rrjete sociale, ajo ka treguar se shumë shpejt do hapet edhe dyqani i dytë i veshjeve për femra.

Momentalisht, Zai nuk e ka zbuluar lokacionin por vetëm planin fillestar se si do duket objekti, të cilin marrë shkas nga fakti se është arkitekte me profesion, po e punon vetë sipas dëshirave të saj.

Shumë suksese bukuroshes në këtë zgjerim të ri! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm