Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi feston sot ditëlindjen e 39-të.
Ky vit s’mund të ishte më i mirë për të sa i përket suksesve me filmin ‘Hive’ ku ishte protagoniste kryesore.
Ajo hyri në Instagram për ta uruar veten siç është më së miri, për të falënderuar Zotin për bekimet por edhe sfidat.
Gashi tha se më shumë se kurrë i mungon zëri i babait të saj i cili ndërroi jetë pak kohë më parë.
Në anën tjetër, filmi ‘Hive’ doli fitues në Pri Fest dhe ne i urojmë edhe shumë suksese të tjera.
Urime./Prive.al