Pak orë më parë realizoi sete fotografike, xhirime për reklama e projekte të reja pas zhbllokimit me Roc Nation por duket se ky vlug i punëve ka qenë i papërballueshëm për Rita Orën.
Këngëtarja nga Prishtina ka përfunduar në spital për të marrë infuzion shkaku i lodhjes së madhe. Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në Snapchat.
Nuk besohet se kjo shtrirje në spital është serioze për këngëtaren meqenëse shumë shpesh ndodh që ajo të ‘tradhëtohet’ nga imuniteti. /Prive.al/