“Koha më e mirë është koha që kaloj me…” – Capital T zbulon me kë është në pushime

By

Capital T aktualisht gjendet në pushime.

Pas suksesit të madh dhe realizimit të ëndrrës së tij për një koncert madhështor si “Time Capsule” që e pati në Tiranë, reperi iku drejt një destinacioni të panjohur për të pushuar pak.

Ai madje na zbuloi kush po e shoqëron.

Artisti publikoi disa fotografi në Instagram duke treguar se është me familjen madje në foto shihet edhe daja i tij, reperi 2po2.

“Koha më e mirë është koha që kaloj me familjen time”, ka shkruar ai ndërsa ka publikuar një kolazh me imazhe të ndryshme.

Nuk dihet nëse Capo do të rikthehet së shpejti me projekte të reja apo do të pauzojë edhe për pak kohë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm