Jehona Sopi rikthehet me shumë “Jehonë”

By

Për të gjithë fansat e saj, Jehona Sopi ndau një lajm shumë të mirë.

Ajo njoftoi se së shpejti do të mbajë një koncert recital për të risjellë edhe një herë këngët e saj aq të dashura për publikun.

Koncerti i saj recital do të mbahet me datë 9 qershor prej orës 19:30 në “AMC Hall”.

“J stands for Jehonë – ky nuk është rikthim është veç vazhdim i një rrugëtimi që nisi më shumë se 20 vjet më parë. Jam e lumtur të Ju prezantoj koncertin recital nën shoqërimin e orkestrës simfonike me disa prej këngëve që kanë jetuar gjithë këto kohë sepse Ju i keni dëgjuar. Më 9 qershor prej orës 19:30 në “AMC Hall” me “Jehonë”, përveç një feste kënge është dedikim për t’i dhënë zë grave në një kohë kur fuqizimi është jetik. Faleminderit të gjithë mbështetësve që këtë rrugëtim po e bëjnë realitet”, shkroi ajo në postimin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm