Yll Limani vazhdon të ‘ngacmojë’ fansat për projektin e ri

By

Yll Limani po vazhdon të shtresojë ngazëllimin e fansave për projektin e tij të ri.

Së fundmi çdo tweet i këngëtarit në llogarinë e tij në Twitter po replikohet me kërkesën e ndjekësve të tij të publikojë një projekt të ri.

Projekti i fundit i këngëtarit “Engjej” ishte vitin e kaluar në muajin dhjetor i cili erdhi si surprizë për fansat e tij.

Në një tweet ku ishte i etiketuar këngëtari, një ndjekëse i kërkon atij të publikojë këngë të reja. I njëjti tweet është bërë retweet nga këngëtari ku shkruan “Maj, Maj, Maj”.

Ndonëse në maj nuk u publikua kënga e re, ai hodhi një sekuencë të shkurtër të këngës në llogarinë e tij në Instagram.

Përgjatë katër javëve që kaluan, artisti përsëri nuk publikoi këtë projekt. Kurse sot, ai hodhi prapë video sekuencë të shkurtër, si duket të shkëputur nga videoklipi.

Por detaje tjera të lansimit, Yll Limani zgjodhi të tregohej përsëri i mjegullt. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm