Aktori shqiptar me rol në filmin e Halle Berry-t

By

Halle Berry së fundmi po punon në një film të ri me emrin “Bruised”, një film ky për sportin, si regjisore dhe aktore.

Në mesin e kastës së përzgjedhur për filmin është edhe aktori shqiptar, Marko Caka.

Marko Caka – Movies, Bio and Lists on MUBI

Filmi trajton historinë e një mundësi të MMA, Jackie Justice dhe Caka do të ketë rolin e një gangsteri rus.

Marko Caka me prejardhje është nga Shkodra. Ky aktor i gjithanshëm ka punuar vazhdimisht në disa filma dhe seriale televizive. Ai është gjithashtu një gazetar dhe reporter që ka punuar me shumë televizione dhe gazeta në Greqi, Shqipëri dhe SH.B.A.

Pasi zbuloi dashurinë e tij për aktrimin, ai vendosi ta ndjekë atë profesionalisht, ku kreu disa klasa në HB Studio. Ai u trajnua gjithashtu nga Ron Millkie në shfaqjet Bashkëkohore, Tregtare dhe Teatrale. Ai u bashkua më pas në industrinë amerikane të filmave, ku shfaqjet e tij të jashtëzakonshme e cilësuan atë për anëtarësimin në Sag-Aftra.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm