‘Emrin ma ke thirr’ ishte projekti i fundit i Yll Limanit të cilin e lançoi në fillim të muajit Qershor.
Këngëtari nuk do të presë gjatë pasi së shpejti do të sjellë projektin e ri të titulluar ‘I thashë asaj’, i cili nga vetë titulli kuptohet se hyn në vazhdën e këngëve që si temë ka dashurinë.
Punën këngëtari e ka nisur në studio tash e disa javë dhe gjithçka do të finalizohet brenda disa javësh.
Ndryshe, 2015-ta ishte një vit i suksesshëm për Yllin pasi edhe kënga paraprake me Gent Fatalin e titulluar ‘Single’ u pëlqye dhe u dëgjua mjaft shumë nga publiku. /Prive.al/