Yll Limani reagon për rastin në Fushë-Kosovë, kërkon dënimin maksimal

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 3-vjeçar është rrahur nga edukatoret në një çerdhe shtetërore. Video është bërë publike nga familjari ndërsa Policia e Kosovës ka marrë në pyetje tri edukatoret të  cilat dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj të miturit.

Po ashtu, Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavi ka dënuar ashpër dhunën teksa thotë se kushdo që e ka ushtruar do të marrë dënimin e merituar dhe se institucionet do të marrin masa të menjëhershme.

I prekuar nga rasti edhe Yll Limani ka ardhur me një reagim në llogarinë e tij në Instagram. Ajo dënon dhunën në një vend që duhej të ishte i sigurt për cdo fëmijë dhe kërkon hetim nga organet dhe dënim maksimal.

“Çerdhja “Gëzimi ynë” le te hetohet nga organet kompetente. Nëse ka ndodh me një fëmija, ka mujt me ndodh edhe me fmi tjerë, kafshëve përgjegjësve për dhune ndaj femiut, dënim maksimal. Nëse ia bojne femise se huj ne një ambient qe e dinë që vëzhgohen nga kamerat, paramendo ca bonje në shtëpitë e tyre, mbrapa dyerve të mbyllura”, ka shkruar Ylli në postimin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm