Yll Limani ka gjetur këngëtarin që do t’i këndojë në dasmë dhe atë falas

By

Së fundmi, Yll Limani ishte i ftuar në një dasëm dhe duket se edhe atij ‘i ka shkuar mendja të martohet’.

Bashkë me të në dasëm e mikut të tij ishte edhe Ermal Fejzullahu dhe Sabri Fejzullahu.

Teksa Ermali po argëtonte të ftuarit duke kënduar, Ylli ka bërë një video që më pas e ka ndarë në Instagram.

Ai është i vendosur se në dasmën e tij do të këndojë Ermali dhe atë falas.

“Ermali do të këndoj edhe në dasmën time. Pa pare kuptohet se më do shumë”, shkruan ai në postimin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm