Yll Limani “i dergjur për dashuri”, gati baladën tjetër

By

Një mbas një ai po i publikon këngët e dashurisë muzikën e tekstet e të cilave e ka punuar vet.

Paraprakisht, ai lansoi baladën e bukur të dashurisë “Ty”, në të cilën nuk fliste për një ndarje siç bën zakonisht.

Por shpejt Yll Limani, iu kthye terrenit të vet për të thurur vargje që i këndojnë humbjes dhe vuajtjes nga ndarja e rrugëve në dashuri.

Këngëtari ka publikuar një pjesë të tekstit të këngës së re që do quhet “A ja ka vlejt”, në të cilën i shkruan ndarjes dhe ndjenjës së keqe që të jep ajo. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm