Yjet shqiptarë me famë bëtërore pjesë e një fushate bamirësie

By

Skenës ndërkombëtare ditë e më shumë po i shtohen artistë me prejardhje shqiptare teksa me sukseset e tyre po ndihet krenar i tërë kombi.

Mbrëmja e kaluar ishte mjaft e veçantë për dy prej tyre, bëhet fjalë për Dua Lipën dhe Albert Stanajn të cilët takuan njëri tjetrin gjatë një  mbrëmje bamirësie që ishte organizuar në qytetin e New York-ut për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

Pjesë e këtij organizimi ishin edhe shumë fytyra tjera publike shqiptare ndër to edhe Agnesa Vuthaj e cila njëherit fotografoi dyshen e famshme.

Dua njëherit mbajti edhe një fjalim për nder të kësaj iniciative që do të thotë shumë për rastet në nevojë. /Prive.al/

 

dua-agnesa

 

Artikuj të ngjashëm