Xhuli zbulon se në Ditën e Pavarësisë ra në pranga në Shtërpcë

By

Teksa Xhuli Nura me anë të disa videove në Istagram po na tregonte për punën qe po bën dhe sa e zënë është, ajo ndau edhe një tjetër ngjarje nga jeta e saj.

Ajo tregon se si fluturoi nga Amerika dhe ateroi në Ditën e Pavarësisë, ditë për të cilën finalistja e BBVK 1 kishte plane ta festonte në Brezovicë.

Rrugës për atje, në Shtëprcë ajo u ndal nga policia të cilët e pritën në gjuhën serbe dhe Xhuli ia ktheu me të sharë shqip që nxiti edhe reagimin e oficerëve të policisë.

“O njerëz të bukur, dua t’ju tregoj një ngjarje që më ka ndodhur në Ditën e Pavarësisë së Kosovës,më 17 shkurt 2024. Jam në Shtërpcë për momentin, ky qytet është i serbëve para se të shkosh në Brezovicë, ku jam duke shkuar unë për një takim. Hera e parë në jetën time që u futa në burg dhe më lidhën me pranga pranga, sepse unë erdha nga Amerika për të festuar dhe vendosa të shkoj në Brezovicë. Bile ja ku jemi, këtu jemi te policia, më lidhën me pranga për dy orë, dhe po dua t’ju tregoj se atë ditë, ishin disa policët serbë, të veshur si Policia e Kosovës, më folën serbisht në Ditën e Pavarësisë së vendit tim. Nuk di nëse është mirë që po e them këtë publikisht, por më preku aq shumë, sa i shajta në shqip”, tha Xhuli.

Shihni më poshtë të gjithë postimet e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm