Sonte fillon edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova 2.
Pak orë para nisjes, Juliana Nura, finalistja e sezonës së parë, ka zbuluar pamje nga vendi i saj i preferuar.
1 javë më parë, ajo e ka xhiruar një video të cilën ka vendosur ta publikojë sot, teksa shfaqet nga lavanderia e shtëpisë, aty ku ajo e kaloi kohën më së shumti duke pastruar rrobat për vete dhe banorët e tjerë.
Në video shihet një lavanderi e ndryshuar dhe unike, por një gjë ishte ende e dëmtuar. Njëra nga makinat e larjes, e cila tashmë është rregulluar, dhe e cila u pati dëmtuar në sezonën e parë.
Gjithsesi, ju qëndroni sonte me Klan Kosova për të ndjekur nisjen e Big Brother VIP Kosova.
Shumë surpriza dhe emocione të forta do përjetoni sonte me fillim të orës 21:00.