Sonte starton Big Brother VIP Kosova! Ja ku do të mund ta ndiqni Live

By

Pritjes po i vjen fundi!

Nisja e edicionit të dytë të formatit gjigant televiziv ‘Big Brother VIP Kosova’, do të ndodh sonte.

Spektakli i parë ‘Prime’ do të nis sonte, duke filluar nga ora 21:00, derisa i njëjti do të transmetohet ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova, ArtMotion dhe në Youtube në kanalin zyrtar të Klan Kosova.

Ndërsa për ju që jetoni jashtë vendit, Big Brother VIP Kosova mund të shikohet në:
Kosovë: Artmotion dhe Kujtesa
Shqiperi e Maqedoni: Artmotion aplikacion dhe Tring Satelit
Evropë: Nimi Tv
Amerikë: TV Alb

Nikoqirët e programit edhe për këtë vit do të jenë, prezantuesi nga Kosova, Alaudin Hamiti dhe moderatorja nga Shqipëria, Jonida Vokshi.

Por, siç ju kemi njoftuar, ndryshime do të ketë në panelin e opinionistëve, ku përpos prezantueses, Anita Haradinajt që në këtë rol erdhi edhe në sezonin e parë, një karrige është rezervuar ekskluzivisht edhe për gazetarin, Bledi Mane. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm