Xhuli vjen me postimin e parë në IG pas BBVK: “Nuk e di nga të filloj të shkruaj…”

By

Pas daljes nga shtëpia e famshme e BBVK, si e treta në finale Xhuli ka marrë disa ditë që të ambientohet me jetën jashtë pas 103 ditësh lojë.

Sot gjatë ditës ajo bëri edhe postimin e parë në Instagram që i dedikohej mbështetësve të saj.

Ish-banorja në pamundësi që të gjej fjalët që shprehin në plotësi mirënjohjen e saj ajo zgjodhi të shkruajë:

“Pershendetje!

Nuk e di nga të filloj të shkruaj për të gjithë ju, ju që më mbështet nga jashtë kur isha e sulmuar brenda, ju që besuat në mua dhe që më lartësuat si gruaja e parë e këtij formati.

Nëse jo vendin e parë, unë arrita të kem zemrat, dashurinë dhe respektin tuaj! Zemra mal po më bëhet kur po e shoh suportin dhe kujdesjen që keni treguar ndaj meje, 13 herë isha e nominuar dhe ju më mbajtët!

Dhe po, pa e zgjatur shumë, e kam përmendur dhe do ta përmend “Forcën e gruas” çdo ditë, deri sa shoqëria maskiliste të kuptoj rëndësinë dhe peshën tonë!

Edhe njëherë, mos kini frikë ta vini në jetë ndikimin tuaj pa druajtje apo shfajësim. Duhet të jini gjithnjë gati për t’iu përgjigjur në mbrojtjen tuaj kudo dhe kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju!

Ju dua pa fund! Pa fund!”.

Shihni më poshtë postimin e saj të plotë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm