Angelina Jolie dhe Halle Berry bëhen bashkë për projektin e shumëpritur

By

Dy prej yjeve më të suksesshme të Hollywood-it, fituese të çmimeve Oscar, po bashkohen për një film të ri.

Deadline raportoi se aktoret Angelina Jolie dhe Halle Berry janë bashkë për të luajtur në një film të ardhshëm aksion të titulluar “Maude v Maude”.

Gazeta raportoi se projekti është përshkruar si një thriller aksion i tipit “James Bond vs.

Edhe pse Jolie dhe Berry janë në skenë për vite më radhë ato asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar për ndonjë projekt filmik.

Kjo do të shënojë herën e parë që Jolie, e cila fitoi një “Oskar” në vitin 2000 për “Girl Interrupted”, dhe Berry, e cila fitoi gjithashtu “Oscar” në vitin 2002 për “Monster’s Ball”, do të bashkohen në ekran.

Warner Bros doli fitimtar për realizimin e tij pas një ‘lufte intensive ofertash me shumë studio’ për projektin, sipas Deadline.

 

Artikuj të ngjashëm