Xhuli Nura na prezanton me rezultatet e ndërhyrjes estetike në hundë

By

Rreth dy javë më parë, Juliana Nura njoftoi të gjithë ndjekësit e saj në Instagram se po i nënshtrohet rinoplastikës.

“Nese keni qene ne dileme se cfare nderhyrje kisha zgjedhur per te kryer, eshte pikerisht rimodelimi hundës”, kishte shkruar ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Ndërkaq së fundmi edhe kësaj here me anë të një videoje, finalistja e BBVK ka prezantuar edhe rezultatet e ndërhyrjes në hundë.

Ajo shprehet se është shumë e lumtur dhe e kënaqur me mënyrën si po ndihet pas rimodelimit të hundës.

“Rezultati nderhyrjes se rinoplastikes duket pikerisht keshtu si ne video. Jam shume e lumtur me perfundimin kaq natyral qe kirurgu ra realizuar tek une. Mund ta shoh ne cdo kend dhe duket me bukur se nje dite me pare”, shkroi ajo ndër të tjerash.

Më poshtë mund ta shihni të plotë postimin e saj në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm