Vajza, njëri ndër këngëtarët më seksi shqiptarë qenka single!

By

Dy vjet më parë këngëtari shqiptar në Amerikë, Seven Saraqi ishte në një lidhje lidhje dashurie me bukuroshen Lorena Haliti.

Lidhja u konsolidua deri në pikën që ish Miss Idaho USA erdhi në Korrikun e vitit 2016-të në Kosovë duke u shfaqur përkrah me nënën e Sevenit, zonjën Vera nëpër ahengje familjare si nusja e ardhshme e këngëtarit.

Mirëpo ata i dhanë fund lidhjes së tyre ndërsa Seven Saraqi i dedikoi Lorenës edhe këngë.

Ndërsa pas ndarjes me bukuroshen Lorenë, Seven Saraqi është single! I pyetur nga fansat e tij në Instagram, këngëtari është deklaruar të mos jetë në lidhje dashurie për momentin.

Por duke qenë aq i pashëm dhe i rrethuar me shumë vajza, e besoni ju se nuk është në lidhje?

 

Artikuj të ngjashëm