Në listën e gjatë të ndarjeve që u përfolën së fundmi në mediat rozë, befasishëm sot në shtyp zuri vend edhe një prej femrave më të bukura shqiptare – Xhesika Berberi.
Në suplementet e sotme në Shqipëri u raportua se ajo dhe i dashuri për vite, Evaldi i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në distancë, dhe reflektim i kësaj krize janë edhe postimet në rrjete sociale që kanë munguar prej Janarit.
Madje, mediat shkuan edhe më larg saqë aluduan për një afërsi që tejkalon miqësitë mes Xhesikës dhe tenorit shqiptar Saimir Pirgu marrë shkas nga një ballinë e përbashkët për një revistë në Kosovë.
Por fatmirësisht, nga këto raportime nuk ka asgjë të vërtetë dhe gjërat për dyshen po ecin si më së miri.
Xhesika Berberi dhe Evaldi, një prej çifteve më simpatike vazhdojnë të jenë bashkë dhe këtë e ka konfirmuar për Prive vetë bukuroshja.
‘Nuk është e vërtetë. Unë dhe Vladi jemi bashkë’ – ka deklaruar bukuroshja në prononcimin e shkurtër për Prive.