Rastet e profileve fallco në rrjete sociale nuk janë të pakta.
Me emra e me foto të ndryshme, shumë llogari të tilla hapen në Facebook e Instagram për qëllime të ndryshme.
E kryesisht, figurat publike janë ‘viktimat’ e këtyre profileve.
Identiteti i është vjedhur edhe gazetares Xheraldina Vula, imazh i programit ‘Diçka po zihet’.
Nëna e reperit Ledri Vula, që është fytyrë publike për mbi dy dekada me punën e saj në televizion, ka gjetur veten në Facebook nën emrin ‘Isabelle’.
Kaq ka mjaftuar që ajo të reagojë përmes një postimi në Instagram.
E nevrikosur për marrjen e fotografive pa leje, ajo është shprehur që kushdo që mundet t’ia bëj report profilit në mënyrë që ai të mbyllet. Me të drejtë Xheri! /Prive.al