Lansohet kënga e paralajmëruar, Bim Bimma në duet me Keepman

By

Reperi i famshëm kosovar Bim Bimma, sapo ka lansuar këngën e re.

Burim Kursani që së fundmi edhe është martuar e pritet të bëhet baba, ka publikuar këngën në bashkëpunim me reperin Keepman e cila quhet “Hip Hop”.

Kënga e dyshes është lansuar në Premier Songs dhe ende nuk është e gatshme të dëgjohet nga fansat e tyre në kanale të tjera, përpos të shkarkohet nga platformat Apple dhe Play Store.

Kjo këngë vjen në hip hop të pastër dhe i dedikohet këtij zhanri, e aty dy reperët kritikojnë kolegët që kanë bastarduar këtë muzikë që buron nga shpirti i egër i rrugës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm