Xhensila po sjellë këngë me burrin e saj Besin? (FOTO)

By

Nuk ka ende asnjë këngë mes Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut – çifti, dasma e së cilit do të mbahet mend gjatë për shkak të organizimit dhe më pas edhe dedikimit që i bën njëri-tjetrit me këngë.

Por, a ka ardhur koha që këta dy artistë të bëhen bashkë dhe të sjellin një projekt?

Mbase po dhe një postim i Xhensilës sapo na ngreu dyshimet.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, komediani dhe këngëtari Bes Kallaku, postoi një fotografi me Xhensilën bashkë nga Parisi.

Sot, këngëtarja postoi një vetëm me të njëjtën veshje madje shkroi edhe një fjali e cila me shumë gjasë mund të jetë pjesë e tekstit.

Theksojmë që projekti I fundit i artistes është “Sekreti im” me Pirro Çakon ndryshe prej Besit i cili ishte goxha aktiv në fushën e muzikës.

Nëse një duet mes këtij çifti shumë të lezetshëm po vjen së shpejti, ditët në vazhdim do të na japin përgjigje pasi kjo mbase mund të mbahet shumë sekret për shkak të mos prishet një surprizë për publikun./Prive.al

View this post on Instagram

Komuna Parisit 😉. ❤️. 🍅. @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Artikuj të ngjashëm