Xhensila paralajmron projektin e saj më të ri muzikor

By

Prive javë më parë ju njoftoi se Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku – çifti, dasma e së cilit do të mbahet mend gjatë, mund të jenë duke punuar një projekt muzikor bashkë.

Kujtojmë që në fillim të këtij muaji, komediani dhe këngëtari Bes Kallaku, postoi një fotografi me Xhensilën bashkë nga Parisi.

Sot, këngëtarja postoi një fotografi vetëm me të njëjtën veshje ku edhe paralajmroi se shum do të lansohet projekti i saj më i ri i cili quhet “Je T’aime”.

Theksojmë që projekti I fundit i artistes është “Sekreti im” me Pirro Çakon ndryshe prej Besit i cili ishte goxha aktiv në fushën e muzikës.

Nëse kjo do të jetë një këngë solo e artistes apo një duet mes këtij çifti do ta mësojmë në ditët në vazhdim. Kjo mbase mund të mbahet shumë sekret për shkak të mos prishet një surprizë për publikun./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm