2TON po sjell këngë me një repere (VIDEO)

By

Pas “Gjithë jetën” që arriti më shumë se gjashtë milionë klikime në YouTube dhe u pëlqye shumë nga fansat e tij, 2TON ka paralajmëruar një tjetër projekt.

Kësaj radhe, reperi nga Ferizaj po sjell këngë me një repere të re.

Artisti ka etiketuar një vajzë me emrin Tika Behrami, ende e panjohur për showbizin vendor por e cila sipas të gjitha gjasave do të futet në treg fillimisht me këtë bashkëpunim.

“Vjen së shpejti”, ka shkruar 2TON teksa ka publikuar videon në Instagram ku dëgjohet pak kënga e re.

Më poshtë postimi i tij./Prive.al

View this post on Instagram

Coming soon…

A post shared by 2 Ton (@2tonofficial) on

Artikuj të ngjashëm