Xhensila na hutoi mjaft, tani zbuloi edhe vet barkun e rrumbullakosur!

By

Kur u martuan, vendosën që ceremoninë e kurorëzimit ta bënin sa më të bujshme dhe më publike të mundshme.

Por këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, diçka duan të mbajnë vetëm për vete dhe ai është lajmi se po presin një fëmijë. Ose, ose, më shumë se ta mbajnë diskrete për arsye personale shtatzëninë e Xhensilës, ata po e bëjnë për më shumë marketing, njëjtë siç bëri Kylie Jenner, për të cilën për muaj me radhë u fol rreth pritjes së bebes.

Përderisa dje Story.al publikoi ca fotografi të Xhensilës në një klub nate ku nën një xhaketë oversize i shihej pak barku i fryrë, vet Xhensila ka publikuar një tjetër fotografi në të cilën shihet barku i fryrë.

Këngëtarja po qëndron në Itali, ndërsa në hollin e hotelit ajo ka bërë një boomerang, ku e shfaqë veten pranë një pasqyroje, e peliçja nuk i rri si zakonisht. Ajo është krejt e fryrë tek pjesa e stomakut. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm