E ftuar së fundmi në një intervistë në NIN me Alaudin Hamitin, pamë një anë të Xhensila Myrtezajt, që jo shumë shpesh e shohim në intervista.
Ajo madje na zbuloi edhe shumë gjëra nga jeta e saj përballë Hamitit.
Në intervistën që ju mund të gjeni në Youtube, ajo flet edhe për fëmijërinë e saj.
Motra e saj dhe ajo ishin fëmijë të prindërve të divorcuar që u rritën vetëm më nënën.
“Kam qenë shumë fëmijë i ndrojtur, e vetmja dritare që ka qenë hapur për mua ka qenë muzika. Paragjykimi ka qenë e vazhdon. A do mundja unë të bëja atë që nëna ime ka bërë? Ime më ka luftuar shumë për mua për motrën time, u përpoq me mish e shpirt që të shkollohemi për të qenë në rrugën e drejtë. Mami gjithmonë ka qenë nënë konservatore. Unë mendoj që këto nëna dhe këto raste u duhen dhënë ndihmë edhe nga shteti edhe nga ne si komunitet. Ato janë heroina të vërteta”, është shprehur Xhensila. /Prive.al