Xhensila Myrtezaj emocionon me mesazhin dedikuar Bes Kallakut (FOTO)

By

Fjalët që Xhensila Myrtezaj ka shkruar për Bes Kallakun, janë fjalët që çdo burrë do të dëshironte t’i dëgjonte nga gruaja e tij.

Këngëtarja e famshme shqiptare, hyri në Instagram për t’i treguar komedianit se sa shumë e do ajo dhe vajza e tyre Ajka dhe se të dyja do të jenë fanset e tij që do ta duan përjetë.

“Bekimi yne, sa shume e falenderoj Zotin per ty . Je fat per kedo qe te ka pran. Sot ti me shume se kurr do deshmosh, qe me Zotin ne krah dhe besim tek Ai, me thjeshtesine, dhe perulesine, me zemren e paster qe kurre nuk lendoi askend, do tregosh qe behen gjera te medha edhe pa shkelur mbi njerez e pa shkelur mbi vlera e moral. Edhe 100 krijimtari si kjo qe do sjellesh sot. Une dhe Ajka do jemi gjithmon fanset qe do te duam perjete”, ka shkruar Xhensila.

Ky postim erdhi pasi sonte bëhet premiera e filmit të Bes Kallakut me titull “Falco the movie” për të cilin pritet të ketë shumë shikueshmëri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm