Pas free-style të BimBimmas, vjen reagimi i Feros

By

Ndonëse Fero ishte ai që ftoi në duel reperin BimBimma, nuk i shkoi gjer në fund.

Ditën kur BimBimma i dha afat që të jetë për betejë në shesh me fillim nga ora 17:00, ai ka dalur në zemër të Prishtinës në pritje të reperit gjilanas – i cili nuk erdhi.

Por si për t’i dhënë fund kësaj përballje që rezultoi të ishte e njëanshme, BimBimma publikoi një ‘free-style’, që i drejtohej reperit gjilanas.

Madje Bim Bimma u kujdes që të mos ishte duarthatë, ku i ofroi si dhuratë albumet e tij dhe librin “Po E Zi” me dedikim “Për Nitin”.

Atë që nisi vetë Fero nuk e çoi deri në fund, dhe e gjithë kjo ‘ishte shumë zhurmë ishte për asgjë’. Në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau vetëm disa video teksa u takua me Capital Bra e teksa punonte në studio.

Ajo që duket të jetë reagim i Feros, pas ‘free-style’ të Bimit, ishte “Ju don Babi”, që i dedikohet një pjese të tekstit të Bim Bimmas: “…Nëse je baba i ksaj pune, je përballë Skënderbeut.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm