Sot ka festë në shtëpinë e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt.
Vajza e tyre Ajka mbushë dy vjet jetë.
Këngëtarja shqiptare hyri në Instagram për të ndarë një video me bijën e saj dhe për t’I shkruar fjalët më të mira në këtë ditë të veçantë.
“12.07.2018. 11:50AM 🕰 or’e bekuar, solle diellin e diteve tona @bes_kallaku . Faleminderit At!”, ka shkruar ajo.
Në anën tjetër, Xhensila po shijon suksesin e bashkëpunimit me Ardian Bujupin në këngën “Panorama” e cila ka arritur miliona shikime në pak ditë./Prive.al