Na u mësuan sytë duke e parë vetëm në të bardha, si një princeshë e zbritur nga faqet e librave të përrallave.
Mirëpo Xhensila Myrtezai, pas dasmës madhështore e pushimeve në Europë e Ishujt Maldive, i është kthyer normalitetit në Tiranë.
Këngëtarja bukuroshe, ka publikuar disa imazhe e veshur në rroba ngjyrë gri, që përshtaten me stinën në të cilën sapo kemi hyrë.
Po ashtu, një beretë ngjyrë hiri, i shkon tej mase fizionomisë së këngëtares, ndërsa flokët e saj të zeza i derdhen bukur mbi supe. /Prive.al