Një ndër këngëtaret më të dashura të skenës, Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen.
Ajo mbush plot 23 vite jetë dhe në këtë moment të veçantë nuk ka mbetur pa marrë dhurata që në minutat e parë pasi ora shënoi 00:00.
Një buqetë me lule nga mbesa e saj e vogël e ka emocionuar shumë bukuroshen teksa ende nuk dihet se cila është dhurata që vjen nga dashuria e saj, Besi.
Kujtojmë se Xhensila megjithëse e re, skenës muzikore shqiptare i ka dhuruar shumë hite dhe krijime muzikore me vlera të veçanta si ‘Da da da’, ‘Vespa’, ‘Me ty jam’ dhe krijimet e fundit që e sollën pak më ndryshe si ‘Ring the Alarm’ e ‘Ama dorën’.
Edhe 100 për një ndër personat më pozitiv që njeh estrada shqiptare. /PRIVE.AL