Marrë parasysh faktin që janë figura publike dhe tejet të dashur për fansat e tyre, ata nuk kanë një jetë të qetë private.
Këngëtarja Xhensila Myrtezai dhe aktori Bes Kallaku sapo janë bërë prindër të një vajze me emrin Ajka dhe që tani ata kanë një kërkesë për media.
Në letrën e tyre të aprë publike pas lindjes së vajzës Xhensila dhe Besi, kanë kërkuar nga portalet që të kenë kujdes me fotografitë e vajzës dhe t’i lënë pak a shumë të qetë këto ditë.
“Ajka, edhe diçka, do shkruajnë portalet për ty këto ditë, i falënderojmë por edhe i lutemi ta lënë me kaq edhe të respektojnë privatësinë e çdo fotoje qe del pa miratimin tone. Flm”, ka shkruar Xhensila në profilin e saj në Instagram.
Dyshja nuk kanë ekspozuar tërësisht vogëlushen e tyre, duke hedhur në Instagram vetëm këmbët e saj të vockla, sa për të treguar se ajo erdhi në jetë. /Prive.al